Kolona në Morinë, kosovarët ja mësyjnë Shqipërisë për vikend

11:45 | 06 Shkurt 2021

Fluks automjetesh është shënuar ditën e sotme në doganën e Morinës.

Edhe pse në një situatë pandemie, ka numër të lartë qytetarësh nga Kosova që vijnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën me famijet e tyre, por ka dhe nga ata që zgjedhin Kosovën për të pushuar.

Ndërkohë pika kufitare e Morinës paraqitet me fluks të shtuar automjetesh nga të dyja krahët.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.

Bëhet e ditur se vetem këtë javë kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mije shtetas të Kosovës.

Komento: