Juventus – Roma, këto pritet të jenë formacionet startuese

13:51 | 06 Shkurt 2021

Ndeshja kryesore për javën e 21-të në Serie A do të jetë sfida me Juventusit dhe Romës.

Ky duel do të fillojë nga ora 18:00 dhe pritet të jetë një ndeshje shumë interesante kur e dimë që të dy klubet po luftojnë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Edin Dzeko është rikthyer përsëri në skuadër pas problemeve që pati me Paulo Fonsecan, ndërsa te Juventusi pritet të startojë edhe Alvaro Morata nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme për këtë ndeshje:

Juventus: Szczesny; Bonucci, Chiellini, Danilo; Cuadrado, McKennie, Arthur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo

Roma: Pau Lopez; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Karsdorp, Villar, Cristante, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Borja Mayoral

Komento: