
Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka vazhduar aktivitet e tij politike në disa fshatra të Komunës së Drenasit.
Ai fillimisht ka takuar banorët e fshatit të Gllanasellës, të cilët i kanë dhënë mbështetje të madhe, përcjell ORAinfo.
“Gllanasella heroike edhe sonte bëri dëshmi se qëndron e bashkuar fort dhe përjetësisht me Partinë Demokratike të Kosovës.
Përkrahja qytetare për PDK-në si kjo e sontma në Gllanasellë, është dëshmia më e mirë se tek qytetarët po rritet shpresa dhe besimi se pas 14 shkurtit do të fillojë #Rimëkëmbja e vednit tonë, pas krizës së madhe 14-mujore, të cilën e shkaktuan dy qeveritë e dështuara, Kurti dhe Hoti”, ka shkruar në faqën e tij zyrtare në Facebook, Ferat Shala.
Ai gjatë ditës ka takuar edhe banorët e Dobroshecit dhe Godancit.
“Bashkë me qytetarët e Dobrashecit dhe Godancit sonte i thamë PO fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.
Në Dobrashec dhe Godanc sonte po ashtu morëm përgjegjësi dhe zotime të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe politike të vendi tonë, të cilin bashkë kemi çliruar dhe ndërtuar.
Kosovës sot i duhen njerëz të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në qeverisje, sepse liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës janë amaneti më i madh që na lanë dëshmorët.
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje”, ka shkruar Shala në Facebook. /ORAinfo/





