Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Pejë

13:06 | 07 Shkurt 2021

Ja kush është personi që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Pejë.

Mbrëmë rreth orës 23:00, në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër vetura dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

IndeksOnline ka mësuar se si pasojë e aksidentit, ka vdekur Mentor Krasniqi, i lindur në vitin 1976.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit”, ka bërë të ditur policia.

Ata kanë thënë se viktima kishte arritur pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kujdestar.

“Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari arrestohet dhe me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 Orë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Komento: