Ferat Shala pas disa shqetësimeve shëndetësore tërhiqet nga fushata zgjedhore, komunikimin e vazhdon nga distanca

17:55 | 07 Shkurt 2021

Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, pas disa shqetësimeve shëndetësore është rekomanduar nga mjekët qe të kryejë testin për Covid 19.

Si rrjedhojë e kësaj, Shala ka marrë vendim që të tërhiqem nga fushata zgjedhore, në mënyrë që të vazhdojë të komunikoj me elektoratin nga distanca.

Postimi i plotë i Ferat Shalës

Të dashur miq,

Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.

Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid 19.

Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se menjëherë duhet të tërhiqem nga fushata zgjedhore, ndërkohë do të vazhdojë të komunikoj me ju nga distanca.

Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet, ju sigurojë se sapo të njoftohem më në detaje rreth gjendjes sime shëndetësore, bashkë do t’i vazhdojmë agjendat e parapara.

Një falënderim të veçantë e kam edhe për mjekët të cilët po e kryejnë punën me etikë të lartë humane dhe profesionale!

I juaji: Ferat Shala!

Komento: