Xheri publikon pamje nga festa që i bëri mbesës së saj

19:12 | 07 Shkurt 2021

Xheraldina sjell pamje nga festa e mirëseardhjes për vogëlushen.

Ledr dhe Sara së fundmi erdhën në Kosovë me vajzën e tyre.

Çifti i njohur për publikun shqiptar u bënë prindër më 14 dhjetor dhe ata nuk patën mundësi të vizitonin Kosovën ende.

Së fundmi familja kanë organizuar një festë mirëseardhje për të voglën e tyre, teksa për pak ditë bëhet 2 muaj nga ardhja e saj në jetë.

Xheraldina ishte ajo që solli pamje nga pritja dhe zbukurimet madhështore që ia dedikuan ardhjes së saj.

Xheraldina tregoi para disa javësh se po pritste me paudrim mbesën e saj, që është edhe e para që i dha emrin gjyshe. Ajo tha se të voglës i thërret me përkëdheli Poi.

Komento: