Mustafa për letrën e Biden: Sinjal i qartë që SHBA-ja e përkrah Kosovën edhe në kohë fushate

19:57 | 07 Shkurt 2021

Mustafa ka folur për letrën e Biden për njohje nga Serbia.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se letra e Joe Biden, presidentit të ri të SHBA-së, e cila i është dërguar Aleksandar Vuçiq, presidentit të Serbisë, është sinjal i qartë që ky vend e përkrah Kosovën edhe në kohë fushate

“SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti”.

“Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Komento: