
Një qytetar tenton t’ia dhurojë Kurtit dy vezë të ziera.
Një sjellje e pazakontë është parë nga një nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, shihet t’i afrohet një qytetar, i cili ia dhuron dy vezë nën pretekstin se ky i fundit e kishte hedhur me vezë kreun e LDK’së, Isa Mustafën, shkruan Gazeta Express.
Në momentin që qytetari ia afron dorën Kurtit, njëri nga zyrtarët e Vetëvendosjes ia heq dy vezët nga dora dhe ia largon atë.
Videoja është realizuar nga qytetarët, ndonëse nuk dihet qyteti ku ka ndodhur kjo ngjarje.
Kurti përgjatë ditës së sotme e vizitoi Gjakovën për të zhvilluar fushatë zgjedhore atje, teksa bëri një ecje parakaluese me qytetarët.

