12 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:00 | 08 Shkurt 2021

56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje të rëndë.

56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se 40 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe tre janë në respirator (CPAP).

Ndërsa, 12 pacientë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, transmeton Klan Kosova.

“56 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Komento: