Prin Prishtina, ja nga cilat komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:13 | 08 Shkurt 2021

Janë konfirmuar 290 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 290 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 189 pacientë të tjerë kurse 3 të infektuar kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: