Fifi frikësohet nga mësyshi, publikon foto duke ekspozuar linjat trupore

16:15 | 08 Shkurt 2021

Filloreta Raçi vazhdon të jetë një këngëtare tejet e dashur për publikun.

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.

Ajo është shumë e përfolur sidomos në këtë kohën e fundit kur iu nënshtrua një diete që e bëri të humbë shumë kilogramë.

Duke qenë shumë aktive me postime në rrjete sociale, sot ajo ka publikuar një foto ku vë në pah linjat përfekte.

Ajo që mori gjithë vëmendjen është syri i kaltër që Fifi ka vendosur për tu ruajtur nga mësyshi./ORAinfo/

Komento: