Haradinaj-Stublla u drejtohet qytetarëve në Istog: Ju i hapët dyert e Presidencës për Ramush Haradinajn

18:59 | 08 Shkurt 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në tubimin qëndror të AAK-së në Istog.

Qytetarë të shumtë të Istogut kishin dalë në mbështetje të Aleancës, duke organizuar një pritje të përzemërt për Ramush Haradinajn, Ministren Meliza Haradinaj-Stublla dhe kandidatët tjerë për deputetë.

“Me mbështjen tuaj të madhe sot, ju i hapët dyert e Presidencës për kreun e ri të shtetit, Ramush Haradinaj, i cili do ta mbrojë e përfaqësojë me dinjitet Republikën e Kosovës”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla.

“Ju që ia dhatë Kosovës Presidentin Historik dr.Ibrahim Rugovën, arkitektin e Kosovës së pavarur, tani po ia trasoni rrugën pasardhësit të tij të denjë në krye të shtetit, duke e bërë edhe Ushtrinë me Gjeneral e Komandant Suprem e duke i garantuar Kosovës sigurinë e përjetshme dhe anëtarësimin në NATO”.

Komento: