
Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina paguajnë trajtimin e kancerit për një 7-vjeçar.
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo se bashku me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez kanë dhuruar para për të ndihmuar një 7-vjeçar të shërohet nga sëmundja e kancerit.
Tomas, një fëmijë nga Portugalia u diagnostikua me kancer në shtatorin e vitit 2019.
Ronaldo se bashku me të dashurën e tij, iu përgjigjen apelit të prindërve të Tomasit që t’i ndihmojnë fëmijës së tyre për të vazhduar me trajtimin në Barcelonë.
Ishte motra e Geroginas që zbuloi se dyshja kanë dhuruara para.
“Thomas është në rrugë drejtë Barcelonës që të nis trajtimin kundër kancerit”.
‘Faleminderit, Georgina dhe Cristiano për ndihmën, solidaritetin dhe zemrën e madhe të tuajën. Faleminderit që i ndihmuat Tomasit të nis trajtimin”, shkroi ajo.
Kjo është një ndihmë e madhe nga Ronaldo, që fiton hiq më pak se 130 milionë euro në vit.
