Probleme të mëdha për skuadrën e Juventusit

20:52 | 08 Shkurt 2021

Probleme të mëdha duket se ka për skuadrën e Juventusit.

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci pritet të mungojë në ndeshjen kthyese në Kupën e Italisë kundër Interit, por sulmuesi Paulo Dybala mund të rikthehet.

Sipas La Gazzetta dello Sport, argjentinasi që është stërvitur i vetëm, nuk pritet të jetë titullar, por mund të jetë në stol dhe të inkuadrohet në pjesën e dytë.

26-vjeçari do jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen ndaj Napolit në vikend.

Kurse, Bonucci ka pësuar një lëndim dhe nuk do rrezikohet në këtë ndeshje që të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve.

Problemi thuhet se nuk është serioz, andaj do jetë me skuadrën për ndeshjen ndaj Napolit.

Edhe Aaron Ramsey do rikthehet, por nuk dihet nëse do jetë nga minuta e parë.

Komento: