Igli Tare po kalon në Bundesligë

08:25 | 09 Shkurt 2021

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare thuhet se është synim i skuadrës gjermane të Bundesligës, RB Leipzig.

Drejtori i bardhekaltërve, sipas Tuttomercatoëeb, ka tërhequr vëmendjen e drejtorëve të Red Bullit të cilët e dëshirojnë Taren si pjesë e projektit të tyre të quajtur Leipzig.

Tare është emëruar drejtor sportiv i “Shqiponjave” në korrik të 20008-ës dhe ish lojtari ka impresionuar me rolin e tij në Olimpico.

Puna e tij në Itali nuk ka shkuar pa u vrejtur dhe shqiptari tani është lidhur me kalim të RB Leipzig, por sajti italian ka shkruar se skuadra gjermane ende nuk e ka kontaktuar klubin italian.

Raporti thotë se Leipzig mund ta bëj lëvizjen e tyre në muajt në vazhdim, pasi që janë duke kërkuar një drejtor sportiv për sezonin e ardhshëm.

Komento: