Milan heq dorë, Juve dhe Inter në luftë për mbrojtësin 20 milionësh

10:40 | 09 Shkurt 2021

AC Milan ka hequr dorë përfundimisht për transferimin e mbrojtësit të Bolonjës, japonezin Takehiro Tomiyasu.

Siç raporton Calciomercato, reprezentuesi japonez vazhdon të tregojë cilësinë e tij me Bolonjën pavarësisht nga përpjekjet e ekipit, por e ardhmja e Tomiyasu nuk mund të duket se është në Milano pavarësisht nga fakti që Maldini u përpoq për ta sjell atë në San Siro, përcjell ORAinfo.

Rossonerët kanë çdo qëllim të mbështesin lojtarin Davide Calabria dhe po kërkojnë të blejnë Diogo Dalot, pavarësisht nga fakti se një ofertë zyrtare nuk është bërë ende.

Maldini është i gatshëm ta devijojë buxhetin në pozicione të tjera.

Pas heqjes dorë nga Milan, tani për Tomiyasu pritet të hyjë në garë Interi dhe Juventusit duke pasur parasysh paraqitjet e tij të shkëlqyera.

Ai do të përshtatej në dy ekipet si të Andrea Pirlo dhe Andrea Conti.

Nën Conte ai do të ishte një zëvendës praktikisht ideal për Milan Skriniar, por është vendosur një çmim kërkues prej 20-25 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: