
PSD ia publikon videon Kurtit ku endet me xhip të zi, ia kujton se çfarë kishte thënë më herët.
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka publikuar një video të Albin Kurtit kur kritikonte politikanët që po shkonin me xhipa të blinduar e me xhama të errësuar në tubimet me qytetarë.
Krasniqi tha se tani Kurti “s’po i zhdrypë xhipit asnjëherë”.
“Albin Kurti dikur thoshte që xhipat me xhama të zi ndajnë politikanët nga qytetarët. Këtë ndarje, thoshte Kurti, e mirëmbajnë truprojat e zymta.
Sot Kurti s’po i zhdrypë xhipit asnjëherë. Sot truprojat e Kurtit nuk i ndahen atij”, ka shkruar Krasniqi.
Në ndërkohë në këtë video Kurti dëgjohet tek thotë se truprojat po ua mbrojnë trupin politikanëve pasi që sipas tij, mendja u ka ikur moti.
“Ju e keni parë se si politikanët, kur zbresin tek qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë e nëse del prej xhipit atëherë të këqyr mërrolshum truproja e tij, se truproja e tij e din edhe ma mirë se na se qytetarët kanë shumë arsye me i ba diçka atij politikani, që ky po ia ruan vetëm trupin se ndoshta krejt çka ka ky me rujtë, se mendja i ka ik moti”, ka thënë Kurti.