Ermira publikon fotografinë familjare, ky detaj bie në sy

21:31 | 09 Shkurt 2021

Bashkëshortja e Gold Ag, Ermira Shkodra po e shijon jetën familjare me këngëtarin dhe fëmijën e tyre.

E këtë e ka dëshmuar me fotografinë e fundit që ka publikuar.

Ermira ka postuar në storyn e saj në Instagram një fotografi me Goldin dhe djalin e tyre, Guerilin.

Detaji në fotografi që mori vëmendje ishte se çifti vazhdimisht i mbulojnë fytyrën fëmijës së tyre dhe ende nuk e kanë bërë publike krejtësisht dukjen e tij.

Rikujtojmë se, Gold AG lidhur me këtë është deklaruar në media se e ruan nga syri i keq.

Ndryshe, këngëtari së fundi ishte për vizitë në Preshevë pasi që kishte një vit pa shkuar në vendlindjen e tij për shkak të disa problemeve ligjore.

Komento: