Problemet e Mauro Icardit tek Interi duket se e kanë prekur motrën e tij.
Skuadra italiane sot (e mërkurë) ka njoftuar se Mauro Icardi nuk do të bartë më shiritin e kapitenit të skuadrës, dhe tani e tutje portieri Samir Handanovic do të jetë lider i skuadrës.
Motra e Icardit në Twitter, për gjitha këto telashe të vëllait të saj, ka akuzuar gruan e tij, Ëanda Nara, e cila njëherit është edhe agjente e lojtarit.
“Nëse do të kish një person serioz prapa jush, që më të vërtetë do të kujdesej për ju…”, nis shkrimi i saj.
“Vëllai im i varfër, pse po vazhdon ta lejosh gjithë këtë”.
“Inter nuk lejojnë qëndrime të tilla. Nëse do të kishit një person serioz pas jush, i cili me të vërtetë do të kujdesej për ju, kjo nuk do të ndodhte”.