
Këtë të diele me 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime, të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës.

“Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Elezi ka thënë se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës, si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.