
Isa Mustafa: Sjellja e Bulliqit është banditeske, e tregon karakterin e Vetëvendosjes.
Ish kryeministri dhe kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, e ka komentuar edhe sul.min fizik të kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ndaj një qytetari.
Ai këtë e ka konsideruar si sulm banditesk.
“Sjellje banditeske të njerëzve që presin nesër ta marrin të gjithë pushtetin. Pra, sipas logjikës së tyre, ata munden me rra.h, me arrestu dhe ta kapin shtetin, sepse po kërkojnë ta marrin pushtetin absolut”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, nuk ka demokraci në ato vende nëse bëhet siç po thotë Vetëvendosje.
“Vet fakti se ata kërkojnë krejt dhe drejt dhe atë pushtet ta drejtojnë se si dojnë vet”, tha Mustafa, duke shtuar se “Bulliqi edhe e rra.hu njerin edhe mashtroi se nuk e ka rra.hur”.
“Leksioni në Podujevë flet për natyrën dhe karakterin e atyre që nesër presin ta marrin pushtetin”, ka thënë kryetari i LDK-së.