Kurti shfaqet në krah të Shpejtim Bulliqit dy ditë pasi u denoncua nga zyrtari komunal

09:32 | 11 Shkurt 2021

Albin Kurti shfaqet në krah të Shpejtim Bulliqit dy ditë pas su.lmit ndaj zyrtarit komunal.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Podujevës ku edhe ka mbajtur takim me qytetarët e Llapit.

Kurti së bashku me gruan e tij e zyrtarë të partisë, janë parë duke ecur nëpër Podujevë.

Së bashku me të është edhe kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi që pak ditë më parë u denoncua në polici për su.lm ndaj një zyrtari të komunës.

Deri më tani, Kurti nuk ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet saktësisht se çka ka ndodhur atë ditë në emergjencën e Podujevës.

Komento: