
Qeveria e Kosovës ka marrw vendim pwr lirimin e masave nga pandemia Covid-19.
Ky vendim jep një lajm të gëzueshëm për gastronomët pasi pritet t’iu zgjatet orari i punës deri në ora 22:00.
“Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 – 22:00”, thuhet në propozim.
Orari i njëjtë i punës do të jetë edhe për Qendrat tregtare.
