Isufi thotë se sondazhet e porositura s’mund ta bindin qytetarin për votë: Është programi që do ta bindë popullin

15:13 | 11 Shkurt 2021

Isufi ka thënë se sondazhet e porositura nuk mund ta bindin qytetarin për votë, është programi që do ta bindë popullin.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sondazhet e porositura nuk mund ta bindin qytetarin për votë.

Isufi ka thënë se programi është ai i cili do ta bindë popullin e mbi të gjitha është kandidatura e Ramush Haradinajt për President që garanton siguri e zhvillim, integrim e anëtarësim në NATO.

‘Sondazhet e porositura nuk mund ta bindin qytetarin për votë. Është programi zgjedhor ai i cili do ta bindë popullin dhe janë kandidatët që do të jenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, e mbi të gjitha, është kandidatura e Ramush Haradinajt për President që garanton siguri e zhvillim, integrim e anëtarësim në NATO’, ka thënë Isufi.

‘Premtimet në fushatë janë kontratë me qytetarin, dhe kështu i kemi konsideruar ne dhe iu kemi përmbajtë asaj që e kemi thënë. Këtë e dëshmon puna në terren, e dëshmojnë temat e mëdha që janë përmbyllur në qeverinë dy vjeçare të Haradinajt. E kemi dëshmuar se premtojmë shumë më pak krahasuar me vendimet që i marrim e punën që bëjmë’, shtoi Isufi.

Komento: