Modelja italiane konfirmon lidhjen me Robertin, publikon një tjetër video me të

15:25 | 11 Shkurt 2021

Modelja italiane publikon një tjetër video me Robert Berishën.

Maria Bove, ditëve të fundit tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo pas publikimit të një videoje, në të cilën shfaqet duke u puthur me artistin shqiptar, Robert Berisha.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, gjersa dyshja vazhdojnë të shoqërohen akoma me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme (e enjte) ka qenë Bove, ajo e cila ka ndarë një tjetër video në InstaStory ku shfaqet me Robertin në ashensor.

Të njëjtit duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku, ndonëse nuk kanë deklaruar akoma për ndonjë romancë të mundshme dashurie.

Roberti në anën tjetër ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi dhe kanë një vajzë së bashku të quajtur, Renee.

Komento: