Për rejën e Gilit tashmë kanë filluar dhuratat e Shën Valentinit

16:30 | 11 Shkurt 2021

Dhuratat e Shën Valentinit kanë filluar për renë e Gilit.

Ajo tashmë është bërë fytyrë e njohur për publikun dhe shumë shpesh komentohet nga mediat rozë.

Që kur Herolina dhe Robert Berani bënë publike lidhjen e tyre, ata vazhdimisht janë pjesë e portaleve dhe përcillen nga të gjithë.

Bukuroshja ndan shumë shpesh imazhe nga përditshmëria e saj dhe jeta luksoze që bën.

Këtë herë ajo ka publikuar në Instastory-n e saj një buqetë me lule dhe ne kapëm detajin, të cilin ajo me një “emoji” tentoi ta mbulonte, “Të dua”, shkruan në kartolinën e buqetës.

Ndoshta Roberti nuk ka mundur të presë datën 14 shkurt, për t’i bërë dhurata të dashurës së tij.

Komento: