Mitrovica nuk e harron Ferat Shalën, i jep mbështetje të madhe për bërë përfaqëusi i tyre në Kuvend

22:19 | 11 Shkurt 2021

Kandidati për deputet nga Partia Demikratike e Kosovës, Ferat Shala nuk ishte prezent sot në tubimin madhështor që kjo parti mbajti në qytetin e Mitrovicës.

Kjo pasi ai është me grip, ku me rekomandimin e mjekëve është duke pushuar në shtëpi dhe fushatën po e vazhdon online.

Mirëpo atë nuk e kanë harruar qytetarët e Mitrovicës të cilët gjatë këtij tubimi i dhanë mbështetje të madhe kandidaturës së tij për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e Ferat Shalës:

Mitrovica as sonte nuk më paska harruar.

Mitrovica, si gjithmonë, edhe sonte më paska mbështetur.

Në sytë e mitrovicasve sonte po e shoh fitoren.

Në pamundësi për të qenë me ta, zemra ime sonte rrah bashkë me ovacionet e demokratëve mitrovicas.

Mitrovicës sonte po i mungon edhe Kadri Veseli, por mungesën e tij më së miri po e plotëson fryma e fitores e partisë së tij:

Partisë Demokratike të Kosovës.

Faleminderit shumë, Mitrovicë heroike!

#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje

Komento: