Aksion i Policisë në veri: Konfiskon para që dyshohet se janë fituar në mënyrë të kundërligjshme

10:20 | 12 Shkurt 2021

Policia aksion në veri: Konfiskon para që dyshohet se janë fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Me datë 11.02.2021 hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës nga njësia rajonale e Mitrovicës-veri, pas marrjes së informatave paraprake relevante dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje dhe kontrolli në dy lokacione në Mitrovicë-veri.

Gjatë realizimit të operacionit policor në dy lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në valuta të ndryshme në (Euro, Dollar-$, Franga, Kruna, Dinar), sprej si dhe një sasi e substancave të dyshuara nar.kotike(126 gr. mar.ihuanë) e dedikuar për shitje, etj.

Paratë e sekuestruara dyshohet se janë të fituara nga shitja e substancave nar.kotike të cilat gjendeshin të vendosura nëpër zarfe:

Euro: 81.374

Dinar: 6.392.160

Dollar USA 200

Franka Zvicerane: 100

Kruna Suedeze: 300

Gjithashtu janë sekuestruar edhe tri fletore ku dyshohet se i dyshuari ka mbajtur shënime në lidhje me shitjen e substancave nar.kotike.

Vlera e parave të konfiskuara tejkalon 135 mijë e 800 €uro (mbi 135.800.00 €), përderisa i dyshuari me inicialet (N. P.) është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Komento: