Kjo është mosha e 6 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

15:14 | 12 Shkurt 2021

6 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjithashtu janë konfirmuar edhe 372 raste të reja me këtë virus, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për moshën e të vdekurve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).”-thuhet në njoftimin e tyre./ORAinfo/

Komento: