Haliti: PDK del e para në zgjedhjet e 14 shkurtit

17:08 | 12 Shkurt 2021

Haliti thotë se PDK-ja do të dal e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti, i cili garon për deputet me numrin 7 në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës, është shprehur i bindur se partia e tij do të dalë fituese e zgjedhjeve.

Haliti ka folur rreth formimit të institucioneve të reja pas 14 shkurtit.

Numri dy i PDK-së, ka komentuar edhe deklaratat e drejtuesve të NISMA-s, lidhur me akuzat se Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do të kërkoj azil në Beograd, në rast se fiton UÇK.

Haliti, gjatë kësaj interviste foli edhe rreth prioritetëve të PDK-së në qeverinë e re dhe synimet brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komento: