
Ku dhe kur do të votojë Vjosa Osmani?
Presidenca ka dhënë detaje se ku pritet të votojë ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani.
Siç është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, Osmani do të votojë në orën 10:00, shkruan lajmi.net.
Ajo votën e saj do ta hedh në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Ndryshe, Osmani garon në këto zgjedhje në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen.