Që nga e marta nuk dihet vendndodhja e këtij personi, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

21:45 | 13 Shkurt 2021

Ky person është shpallur i humbur që nga e marta.

Driton Strana, 56-vjeçari nga Vushtrria, është shpallur i humbur që nga dita e martë.

Miqtë e tij kanë kërkuar që ata që e shohin Stranën, të kontaktojnë në numrat vijues: 044 -381-655 dhe 044 36 30 58.

Që nga e marta, siç njoftojnë miqtë dhe familja e tij, ai nuk është kthyer më në shtëpinë e tij.

“Pershendetje!Personi në fotografi është Miku yn Driton Strana ,56 vjeq . Prej te Martes është i humbur ,nëse dikush e ka parë diku ose e sheh ju lutem le të lajmroj në nr 044 -381-655 044 36 30 58 .Faleminderit për mirkuptimin dhe mbeshtetjen #Shperndajeni”, thuhet në postimin e njërin prej miqve të tij.

Komento: