Sot, Kosova voton

06:54 | 14 Shkurt 2021

14 shkurti e gjen Kosovën duke votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë një milion e 800 mijë qytetarë.

Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në 888 Qendra të Votimit, në gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këto votime është rreth 30 mijë vëzhgues.

Të akredituar janë : 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Zgjedhjet e sivjetme po mbahen nën masa të pandemisë në synimin për të frenuar atë.

Nëpër shkolla dhe objekte të tjera ku janë vendosur kutitë e votimit, institucionet përgjegjëse kanë thënë se janë bërë përgatitjet e duhura që ato të mos kthehen në vatra të përhapjes së infeksionit.

Komento: