Voton Enver Hoxhaj: Sot është dita kur flasin qytetarët e këtij vendi

09:26 | 14 Shkurt 2021

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka votuar para pak minutash në Fakultetin Filologjik.

Hoxhaj ishte i shoqëruar sëbashku me bashkëshorten e tij dhe djalin e tij.

“Sot është dita kur flasin qytetarët e këtij vendi, dhe ne mendoj që qytetarët janë para dy opsioneve atë të rimëkëmbjes ekonomike, integrimit ndërkombëtar dhe mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar. Sot është verdikti filan”, tha Hoxhaj para gazetarve.

Hoxhaj është kandidati i parë për kryeministër që ka votuar.

Komento: