Casemiro – Real Madrid, lajmi i fundit nga Spanja

09:41 | 14 Shkurt 2021

Real Madridi po planifikon t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit Casemiro.

Braziliani shihet si pjesë e rëndësishme e klubit spanjoll që do të nis bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, krerët e klubit madrilen do të refuzojnë çdo ofertë e cila do të vijë për brazilianin.

Casemiro ka kontratë me “Mbretërit”, deri në vitin 2023.

Interesim për mesfushorin 28-vjeçar ka shprehur PSG-ja.

Ai është pjesë e klubit spanjoll, që nga viti 2015-të kur u transferua nga Porto.

Këtë sezon në 26 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka dy asistime.

Komento: