Voton Vjosa Osmani: Është një ditë e bardhë për Kosovën

10:22 | 14 Shkurt 2021

Kandidatja për president Vjosa Osmani ka dhënë votën e saj.

Osmani është parë në qendrën e votimit nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu dhe dy vajzave të tyre.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën është një ditë kur gjithë qytetarët tanë, pa dallim nëpërmjet vullnetit të lirë do ta përcaktojnë të ardhmën e vendit të tyre, shtëpisë sonë të përbashkët, për ta vendosur fatin e vendit

Natyrisht se është një ditë e ftohët por i ftojë qytetarët tanë që masivisht të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Osmani para gazetarëve.

“Një falënderim të veçantë për dhe vajzat të votojnë sepse barazia fillon nga votimi. Dua të falënderojë edhe komisionerët dhe vëzhguesit të cilët do ta mbrojnë votën tonë derisa të numërohet vota e fundit. Falënderim të veçantë për gazetarët e sidomos për gazetarët e terrenit.

Osmani ka ftuar qytetarët ta ruajnë qetësinë dhe të votojnë.

Komento: