Versioni anglisht i faqes së KQZ-së jashtë funksionit, bën njoftimin e çuditshëm

12:08 | 14 Shkurt 2021

Versioni anglisht i faqes së KQZ-së është jashtë funksionit.

Faqja e Komisionit Qendror Zgjedhor, përkatësisht version në gjuhën angleze është plotësisht jashtë funksionit, meqë aty reklamohet shitje e viagras 50 miligramshe.

Nuk dihet nëse faqja është hakuar apo cila është arsyeja e shfaqjes së reklamave të tilla në faqen zyrtare të KQZ-së.

Gazeta ka kontaktuar KQZ-në për të kërkuar një sqarim se cila është arsyeja e shfaqjes së informacioneve të tilla në versionin anglisht të faqes.

Komento: