KQZ : Në tri komuna veriore dalje shumë e madhe në zgjedhje

12:52 | 14 Shkurt 2021

Në tri komuna veriore dalje shumë e madhe në zgjedhje, kështu thonë të dhënat e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar të dhënat e daljes në zgjedhje në kohë reale.

Deri në këto momente dalje shumë më e madhe vërehet në tri komunat veriore të Republikës së Kosovës me shumicë serbe.

Në Leopsaviq nga të dhënat e procesuara prej të gjitha vendvotimeve dalja në zgjedhje është 26.85 %.

Në komunën e Zveçanit ndërkohë dalja në zgjedhje është edhe më e madhe. Nga të dhënat e marra në 12 vendvotime sa janë gjithësejtë, dalja në zgjedhje është 33.22 %.

Edhe në Zubin Potok vërehet trend i njëjtë. Kur ende s’janë procesuar të dhënat edhe nga 2 vendvotime, përqindja e daljes në zgjedhje është 19. 59 %.
Kjo nuk vërehet tek komunat tjera që janë me shumicë shqiptare. Përqindja e daljes në zgjedhje shkon nga 7 deri në 10 %.

Derisa në gjithë Kosovën sipas KQZ’së kanë votuar 148 mijë e 595 qytetarë , apo 8.30 %.

Komento: