Cagliari – Atalanta, publikohen formacionet zyrtare

14:55 | 14 Shkurt 2021

Do të zhvillohet ndeshja Cagliari – Atalanta.

Atalanta kërkon të afrohet top katërshes në Serie A dhe të mposhtë Cagliarin në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.

Për Gasperinin nuk do të mund të jenë në dispozicion Hateboer dhe Toloi, ndërsa Cagliarit i mungojnë Mario Rog dhe Duncan.

Atalanta ka 37 pikë dhe qëndron në pozitën e shtatë, tre pikë nga vendi i pestë, Napoli, dhe pesë pikë larg vendit të katërt, Juventusit.

Cagliari po lufton për mbijetesë këtë sezon. Lajm i mirë është që Nainggolan dhe Godin janë startues për Cagliarin.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Atalanta: Sportiello; Djimsiti, Romero, Palomino; Sutalo, Freuler, Pasalic, Gosens; Pessina; Ilicic, Zapata.

Cagliari: ragno; Walukiewicz, Godin, Rugani; Zappa, Marin, Nandez, Lykogiannis; Nainggolan, Joao Pedro; Simeone.

Komento: