
Janë bërë publike formacinet zyrtare për ndeshjen Arsenal – Leeds.
Arsenal është nikoqir i Leeds Unitedit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 24-të në Premierligë.
Dy skuadrat zënë pozitat 11 respektivisht 10, andaj synojnë fitore që të ngritën sa më lartë në tabelë, shkruan lajmi.net.
Nga minuta e parë te “Topçinjtë” është i padiskutueshëm Granit Xhaka, derisa te Leeds gjithashtu në formacionin bazë ndodhet shqiptari Ezgjan Alioski.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Leno; Bellerin, Luiz, Gabriel, Soares; Ceballos, Xhaka, Odegaard; Roëe, Saka, Aubameyang.
Leeds: Meslier; Ayling, Cooper, Struijk, Alioski, Harrison, Shackleton, Klich, Dallas, Raphinha, Bamford.