Shpërthen Adem Salihaj: Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave

22:34 | 14 Shkurt 2021

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka shpërthyer me akuza ndaj Isa Mustafës.

Përmes një postimi në Facebook, Salihaj e ka akuzuar Mustafën për shkatërrimin e LDK-së dhe të vlerave rugoviane.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave, njeriu më i pa dinjitet, shkatërruesi i LDK-së, shkatërruesi i vlerave rugoviane të lirisë dhe demokracisë, argati i bandave dhe i së keqes.

Votuesi i LDK-së, i mbushur mllef tej mase në Isa Mustafën, duke mos gjetur mënyrë tjetër për ta larguar atë , e ndëshkoi LDK-në. E padrejtë, vërtetë e padrejtë, por nuk gjeti mënyrë tjetër, sepse struktura u bë servile dhe nuk reagoi.

Ndërkaq, Isa Mustafa, edhe pasë gjithë kësaj, ka fytyrë ende të rrijë si kryetar në zyrat e LDK-së!

A mund të durohet pafytyrësi deri në këtë masë?!

I ka kaluar të gjithë kufijtë! /ORAinfo/

Komento: