Vetëvendosje e ‘shkel’ LDK-në në Prishtinë, ky është rezultati aktual

09:57 | 15 Shkurt 2021

Zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit e kanë shpallur fituese të pakontestushme Lëvizjen Vetëvendosje.

Deri më tani janë numëruar 99 % të votave nga KQZ-ja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin edhe për kryeqytetin.

Në këtë përqindje nuk janë votat me kusht dhe ato të diasporës.

Deri më tani partia e Albin Kurtit numëron 62 mijë e 289 vota.

LDK ndërkaq radhitet e dyta me 16 mijë e 654 vota.

E treta ndërkaq është PDK-ja.

Komento: