Shpërthen brenda LDK-së, kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Isa Mustafës

11:49 | 15 Shkurt 2021

Lidhja Demokartike e Kosovës ka pësuar rënie me të madhe historike që nga themelimi i saj.

Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë vetëm 102 mijë vota, apo 13.10%.

Ky rezultat ka shkaktuar pakënaqësi të madhe brenda kësaj partie.

Madje faqja me e madhe në përkrahjes së LDK-së, po kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Isa Mustafës nga drejtimi i partisë.

Çka tani pas zgjedhjeve?

Në zgjedhjet e djeshme LDK-ja pësoj një ndër humbjet më të mëdha në historinë e saj 30 vjeçare, ka shumë fajtorë, jashtë dhe brenda LDK-së, por në një humbje të tillë duhet Kryetari Mustafa të mbajë përgjegjësi, të jepe dorëheqje dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja brenda LDK-së”, thuhet në njoftimin e faqes “Dr.Ibrahim Rugova – Na Mungon”, e cila ka gati 300 mijë përkrahës së kësaj partie.

Mbrëmë pas publikimit të rezultateve ka reaguar edhe Isa Mustafa.

Ai ka paralajmëruar se ditët në vijim do të bëjnë analizën e rezultatit dhe do të dalin me qëndrim zyrtar, duke mos e përmendur në asnjë rrethanë largimin nga drejtimi i LDK-së. /ORAinfo/

Komento: