Shihen duke hyrë në zyrë Anëtarët e Kryesisë së LDK-së

14:16 | 15 Shkurt 2021

Anëtarët e Kryesisë së LDK-së shihen duke hyrë në seli.

Lumir Abdixhiu dhe anëtarë të tjerë të kryesisë së LDK-së janë parë duke hyrë në selinë e partisë, teksa mbledhja pritet të nis shumë shpejt.

Mbledhja ka zgjuar interesim të madh të mediave, pasi një natë më parë LDK, doli me rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Mediat duke u thirrur në burime të veta raportojnë versione të ndryshme se çka do të diskutohet aty, mirëpo zyrtarisht asnjëri nga anëtarët e kryesisë nuk ka folur për media.

Shumë nga ta i kanë ndalur telefonat.

Komento: