Profesori Fadil Maloku tash e dy javë i shtrirë në spital me Covid-19, bën thirrje për kujdes të shtuar

17:26 | 15 Shkurt 2021

Profesori dhe sociologu i njohur kosovar, Fadil Maloku tash e dy javë është i infektuar me koronavirus.

Edhe pasi kanë kaluar 14 ditë, ai ende nuk ka rezultuar negativ, shkruan ORAinfo.

Përmes rrjetit social Facebook, profesori ka shfrytëzuar rastin t’u bëjë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

“Sot u mbushën dy javë qē gjendem në spital dhe që jam i “shoqëruar ende online” me Covid19! Ruenu miq, s’sish shaka!”- ka shkruar Maloku./ORAinfo/

Postimi i tij i plotë:

Nëse nuk largohesh me kohë, koha të largon!

Isa Mustafa dha dorëheqje, e ky “Covidi im” ende po heziton m’u dorëheq nga unë!

Sot u mbushën dy javë qē gjendem në spital dhe që jam i “shoqëruar ende online” me Covid19!

Ruenu miq, s’sish shaka!

Komento: