Përplasja me Ibrahimovicin, ja çfarë i ndodhi sot Lukakus

18:25 | 15 Shkurt 2021

Lukaku është përplasur me Zlatan Ibrahimovicin.

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku i ka dhënë anën e tij të historisë FIGC sot, ndërsa hetimet për përplasjen me Zlatan Ibrahimovic vazhdojnë.

Calcio e Finanza raporton se Prokurorët e FIGC dëgjuan belgun si pjesë e hetimit të hapur në mosmarrëveshjen me sulmuesin e Milanit Ibrahimovic gjatë Derby della Madonnina në Coppa Italia.

Sulmuesi belg u dëgjua përmes videokonferencës në Appiano Gentile, duke dhënë versionin e tij të përplasjes në fund të pjesës së parë më 26 janar.

Prokuroria tashmë ka kryer dëgjimet e Ibrahimovic dhe gjyqtarit Paolo Valeri, ndërsa mbetet të shihet se kur dhe çfarë vendimi do të merret.

Komento: