Bayern Munich baraz ndaj ekipit nga fundi i tabelës

23:16 | 15 Shkurt 2021

Bayerni e fiton një pikë ndaj ekipit nga fundi i tabelës.

Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim 3:3 ndaj Arminia Bielefeld në ndeshjen e fundit të javës së 21-të në Bundesligë.

Vlap dhe Pieper ia dhanë epërsinë e dyfishtë të mysafirëve, epërsi me të cilën u mbyll pjesa e pare.
Me t’u nisur pjesa e dytë, Leëandoëski ngushtoi epërsinë, por Bielefeld u kundërpërgjigj pas një minuti.

Megjithatë, kampioni i botës për klube u rikthye duke e arritur një pikë falë golave të Corentin Tolisso dhe Alphonso Davies.

Me këtë barazim, Bayern Munich mbetet e para me 49 pikë, pesë më pak se Leipzig i vendit të dytë.

Në anën tjetër, Bielefeld mbetet në zonën e rrezikshme me 18 pikë të grumbulluara.

Komento: