Rezultatet e fundit të zgjedhjeve, LDK pëson edhe një rënie

23:42 | 15 Shkurt 2021

Po vazhdon numërimi i votive të zgjedhjeve të djeshme në Kosovë.

Kur janë numëruar 99,72% të votave vazhdon të prijë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.

Në vendin e dytë renditet PDK e cila ka marrë 17.40 për qind të votave.

Ndërkohë është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila vazhdon të pësoj rënie. Ajo ka marrë 13.08 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt ka marrë 7.40 për qind derisa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2.60 për qind pa asnjë mundësi për të kaluar pragun.

Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë.

Komento: