Lajm katastrofal për Juventusin, lëndohet ylli i skuadrës

22:16 | 16 Shkurt 2021

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi Leonardo Bonucci do mungojë për disa javë.

Trajneri Andrea Pirlo, konfirmoi se italiani do mungojë nesër në ndeshjen kundër klubit portugez, e vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Sipas Sky Sport Italia, Bonucci do bëjë disa testime të tjera në ditët në vijim për të parë lëndimin.

33-vjeçari është duke pasur probleme muskulore dhe ka frikë te klubi italian që do jetë jashtë fushës për së paku disa javë.

Skuadra e Juventusit ndaj Portos: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Demiral, Di Pardo, Frabotta; Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala.

Komento: