“Bombë” nga Italia: Verratti në Serie A

13:34 | 17 Shkurt 2021

Verratti në Serie A?!

Marco Verratti është padyshim njëri prej mesfushorëve më të fortë në Europë dhe një gjë të tillë e vërtetoi më së miri me paraqitjen e mbrëmshme kundër skuadrës së Barcelonës në Champions League.

Donato Di Campli ka shokuar të gjithë me një deklaratë që tregon për të kaluarën e tij ku futbollisti kishte arritur një marrëveshje për tu transferuar tek Juventus.

Në 2012 dëshira e tij nuk ishte që të transferohej tek Paris Saint Germain pasi dëshironte transferimin tek Barcelona ose Juventus por një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë.

Di Campli në fund deklaroi që nuk e përjashton mundësinë e një transferimi tek Juve në të ardhmen pasi ai është një fans i kësaj skuadre.

Komento: